Analistë perëndimorë thonë se cilatdo qofshin arsyet, bërja publike e akuzave ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, vetëm pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, nuk ishte rastësore.
Analisti amerikan, Daniel Serwer i Universitetit Johns Hopkins dhe profesori i Universitetit të Gracit në Austri, Florian Bieber, thonë se kjo situatë krijon paqartësi për të ardhmen.
Serwer, drejtor i Programit për Menaxhimin e Konflikteve në Fakultetin për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se njoftimi i zyrës së Prokurorit të Posaçëm, ishte i papritur.
“Ishte një lëvizje dramatike. Prokurorët nuk shpallin normalisht akuza para se ato të jenë konfirmuar. Kjo është e pazakontë”.
Serwer thotë për Zërin e Amerikës, se kjo ka implikime serioze për Kosovën.
“Është një vend i ri, me institucione ende të brishta dhe që papritur përballet me një sfidë të jashtëzakonshme”.
Bieber, drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Gracit i tha Zërit të Amerikës, se njoftimi para vizitës nuk ishte i rastësishëm.
“Një gjë është e qartë, që Zyra e Prokurorit të Posaçëm ishte e shqetësuar se ajo vizitë, apo aktivitetet e lidhura me vizitën, mund të vinin në rrezik efektivitetin e akuzave ndaj Presidentit Thaçi”.
Prokurori i Specializuar tha se e gjykoi të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të zotit Thaçi dhe Veseli për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës së Posaçme.
Serwer thotë se kjo nuk ishte një gjë e paditur. Bieber bie dakord. Ai thotë se ishte gjithmonë e pritshme që zyra e Prokurorit të Posaçëm do të merrej me raste serioze dhe me zyrtarë të lartë.
“Nuk është befasi dhe të gjithë e prisnin që Hashim Thaçi do të ishte të paktën një nga kandidatët kryesorë mbi të cilin do të ngriheshin akuzat dhe që ai do të ishte i interesuar të parandalonte ngritjen e këtyre akuzave”.
Bieber nuk mendon se administrata amerikane ka lidhje me kohën e daljes së njoftimit, duke pasur parasysh se zoti Thaçi ishte partneri kryesor në bisedime dhe i administratës amerikane.
Ndërsa, Serwer thotë se e ka të vështirë ta imagjinojë që Shtëpia e Bardhë nuk ishte në dijeni.
Vendimi i Prokurorit të Posaçëm për të bërë publike akuzat ndaj Presidentit Thaçit ende pa u konfirmuar nga gjykatësi është diçka e pazakontë dhe ka vënë në pikëpyetje serioze atë që pritej të ishte rifillimi i bisedimeve të ndërprera mes Kosovës dhe Serbisë.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.
Zëdhënësi thotë gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor”.
I pyetur nëse zoti Thaçi duhet të japë dorëheqjen, Serwer, thotë se nëse akuzat konfirmohet, ai duhet ta bëjë një gjë të tillë.
“Mendoj se nëse gjykatësi që po i shqyrton këto akt-akuza i konfirmon ato dhe thotë se ai duhet të paraqitet në gjykatë, atëherë mendoj se si Veseli, apo Thaçi apo kushdo tjetër mbi të cilin ngrihen akuzat, duhet të japin dorëheqjen dhe të shkojnë në Hagë dhe të mbrojnë veten.”
Bieber thotë se presioni do të jetë i madh për të të japë dorëheqjen. “Partnerët perëndimorë do të këmbëngulin që ai të japë dorëheqjen.”
Kryeministri Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe para një zhvillimi të tillë ishte në një pozicion të brishtë politik me një epërsi prej vetëm një vote në parlament. Me njoftimin e akuzave ndaj zoti Thaçi, një figurë qendrore e politikës së Kosovës, pozicioni i tij për sa i takon çdo lloj negociatash në lidhje me të ardhmen e Kosovës, dobësohet edhe më shumë.
Megjithatë, Serwer thotë se edhe më parë nuk pritej që nga takimi i kësaj fundjave të kishte ndonjë arritje të madhe. I dërguari i posaçëm Grenell, e kishte bërë të qartë që takimi pritej të përqendrohej tek çështjet ekonomike dhe çështje me interes të përbashkët.
Bieber, thotë se me një shumicë që ka deficit legjitimiteti, çdo marrëveshje bëhet edhe më e vështirë.
“Për të pasur një marrëveshje, duhet të kesh një konsensus dhe një strategji të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian”.
Ndërsa, mbeten ende shumë pikëpyetje për njoftimin e akuzave, diçka është e qartë: ecuria e mëtejshme e bisedimeve ndodhet në një udhëkryq të vështirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gropa, çarje asfalti e gunga – vështirësi në qarkullimin rrugor në rrugën rajonale Malishevë-Kijevë
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!