Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë ditës së sotme ka paralajmëruar një takim të ri në kuadër të dialogut me Serbinë. Hoti sot para mediave pohoi se ditën e enjte në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut, megjithëse ai ende nuk e ka emëruar atë.
Hoti deklaroi se koordinatori i Qeverisë së Kosovës do të udhëtojë për në Bruksel për të draftuar marrëveshjen finale me Serbinë.
E emërimi i një koordinatori të tillë vetëm pak ditë para takimit po vlerësohet si një qasje joserioze ndaj një procesi të rëndësishëm.
Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike në një deklaratë të dhënë për Telegrafin pohoi se improvizimet e tilla tregojnë se Qeverisë i mungon një platformë e qartë dialoguese.
“Kjo është një qasje joserioze e Qeverisë karshi këtij procesi kaq jetik për vendin. Në një peisazh më të gjerë, tregon jo-koordinim institucional, qasje jo strategjike, dhe rrjedhimisht edhe e minon pozicionin dialogues karshi Serbisë. Improvizimet e tilla tregojnë që Qeverisë i mungon një platformë e qartë dialoguese, pavarësisht trumbetimit se ka një të tillë”, tha ai për Telegrafin.
Fetahu thotë se emërimi i koordinatorit pak ditë para takimit është dekurajues kur Kosova i është kthyer tavolinës dialoguese pas më shumë se 20 muajsh.
“Emërimi koordinatorit për dialog vetëm katër ditë para takimit është politikë ad-hoc, e cila shpërfaqë mangësi të thella karshi procesit të dialogut. Për më tepër, përfshirja për draftimin e marrëveshjes finale padyshim që kërkon përgatitje intensive, emërim me kohë të personit apo ekipit përgjegjës dhe diskutim me të gjerë publik. Një emërim i tillë bëhet edhe më problematik, kur dihet volumi i gjerë i bisedimeve të deritanishme ndërmjet dy vendeve, dhe analizimi i informacioneve dhe pozicioneve më në thellësi merr shumë më shume kohë. Ky emërim ‘express’ është dekurajues, veçanërisht tash kur Kosova i është kthyer tavolinës dialoguese pas më shumë se 20 muajsh”, u shpreh ai.
Po ashtu edhe analisti politik Arton Demhasaj ka thënë është mjaft problematike që ende nuk është emëruar një koordinator për dialog.
“Nëse flasim për formalizm të një marrëveshje finale, që mendoj se është çështja më e rëndësishme që Kosova ka kalu pas shpalljes së pavarësisë deri tash, dhe ne ende nuk e kemi emrin e atij koordinatori, mendoj që është mjaft problematike kjo çështje. Po flasim për katër ditë periudhë kohore që të emërohet dikush dhe menjëherë të shkojë në takim, dhe në atë takim do të merret me draftimin e asaj marrëveshje finale, pra mendoj që është shumë problematike, aty mund të emërohet dikush që nuk ka fort njohuri rreth dialogut dhe takimeve që janë mbajtur deri tani, dhe po flasim për një periudhë kaq të shkurtë”, deklaroi ai.
Demhasaj shtoi më tej se kush do që emërohet në pozitën e koordinatorit do ta ketë të vështirë të hyjë në rrjedha të dialogut.
“Kush do që emërohet në atë pozitë do të jetë mjaft vështirë për të që të hyjë në rrjedha dhe t’i kuptojë rrethanat se si janë në mënyrë që të jetë sa më i suksesshëm ai takim. Prandaj mendoj se ai takim mund të jetë problematik dhe të shkojë në dëm të Kosovës pikërisht se ne ende nuk e kemi emrin e atij personi e po flasim për një takim shumë të rëndësishëm”, pohoi ai.
Ndryshe, gjatë javës së kaluar ka rinisur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është zhvilluar në Bruksel.
Pas takimit, Hoti ka thënë se në bisedime janë diskutuar dy tema: çështja e të pagjeturve dhe zhvillimi ekonomik.
“Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre”, kishte deklaruar Hoti.
Ky ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të Brukselit, pas më shumë se 20 muajsh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?