Klubi i Evertonit ka dhuruar 200.000 funte për një tifoz të vogël të Sunderlandit, i cili ka nevojë për mjekim kundër kancerit.

Pesëvjeçari Lowery Bradley vuan nga neuroblastoma dhe atij i nevojiten 700.000 funte për t’u mjekuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Pesëvjeçari vuan nga tumori neuoroblastoma. Pesëvjeçari vuan nga tumori neuoroblastoma.

Djaloshi zbriti në fushë para ndeshjes ndërmjet Evertonit dhe Sunderlandit duke siguruar duartrokitje të zgjatuara të tifozëve.

Tifozët e duartrokitën me minuta të tëra. Tifozët e duartrokitën me minuta të tëra.

Në fund të takimit, u bë e ditur se Toffees i kanë dhuruar 200.000 funte për shërimin e tij. Deri më tani për mjekimin e djaloshit janë grumbulluar 469.000 funte. /Telegrafi/

telegrafi sport app