Aktorja e njohur, Ana de Armas ka pohuar se shpirti i të ndjerës, Marilyn Monroe ishte në xhirimet e filmit “Blonde”, në të cilin ajo portretizon ikonën e filmave klasik.

Aktorja, 34 vjeçe, është vetëm dy vjet më e re se në moshën që vdiq ylli i “Seven Year Itch” nga një mbidozë droge në vitin 1962.


Në një konferencë për shtyp të enjten (8 shtator) në Festivalin e Filmit në Venecia, Ana u tha gazetarëve se ndjeu praninë e Marilyn gjatë xhirimeve të historisë së sajuar të jetës së saj, duke këmbëngulur se shpirti i saj do t'i tregonte nëse ishte e lumtur apo e pakënaqur me mënyrën se si po shkonin gjërat, sipas Reuters.

62262833 11198665 In spirit Ana de Armas 34 has revealed the ghost of the Marilyn  m 10 1662763331884

“Ajo ishte gjithçka për të cilën mendoja, ajo ishte gjithçka që ëndërroja. Ajo ishte gjithçka për të cilën mund të flisja. Ajo ishte me mua. Dhe ishte e bukur. Unë mendoj se ajo ishte e lumtur”, tha Ana.

“Unë me të vërtetë besoj se ajo ishte shumë afër nesh. Ajo ishte me ne. Ajo gjithashtu hidhte gjërat nga muri ndonjëherë dhe tërbohej nëse nuk i pëlqente diçka. Ndoshta kjo tingëllon shumë mistike, por është e vërtetë. Të gjithë e kemi ndjerë”, u shpreh tutje aktorja e “Knives Out”.

62262823 11198665 Voice Ana who was born in Cuba and speaks with an accent employe a 4 1662762612228

Regjisori Andrew Dominik vendosi të nisë xhirimet e projektit më 4 gusht, në përvjetorin e vdekjes së legjendës së ekranit, shkruan DailyMail.

Skenat u filmuan gjithashtu në apartamentin që Norma Jeane Baker (emri i vërtetë i Marilyn) ndante me nënën e saj të sëmurë mendore dhe në dhomën ku vdiq ajo.

Filmi nuk është një biografi tradicionale, dhe në vend të kësaj bazohet në romanin me të njëjtin emër nga “Joyce Carol Oates”.

62262835 11198665 Book Blonde is based on the book by Joyce Carol Oates Adrian Bro a 5 1662762612277

Ai detajon jo vetëm karrierën e Marilynit, por edhe marrëdhëniet e saj me burrat, duke përfshirë tre burrat e saj dhe presidentin John F. Kennedy.

Ana, e cila ka lindur në Kubë dhe flet me theks, punësoi një trajner zëri për ta ndihmuar me mënyrën e të folurit të frymëzuar të Monroe.

Pavarësisht dallimeve kulturore, regjisori tha se e dinte që Ana ishte personi i duhur për rolin pasi e pa atë në filmin “Knock Knock”.

62262831 11198665 Co stars Julianne Nicholson and Adrian Brody co star in the film a 6 1662762612403

“E dija që ishte ajo sapo e pashë në TV. Është pak si kur bie në dashuri me shikim të parë, kur njeriu i duhur kalon nga dera, ti e di këtë”, tha ai.

Variety e ka quajtur performancën e Anës si një "shkëlqim dhe imagjinatë, sinqeritet dhe zemërthyerje që të lë pa frymë".

Brad Pitt shërbeu si producent në projekt. Julianne Nicholson dhe Adrian Brody luajnë gjithashtu në dramën, e cila do të debutojë në Netflix më 16 shtator. /Telegrafi/