Please enter at least 3 characters.

Zyrtarisht minierat ''Toranica'' dhe ''Zletova'' bëhen me koncesioner të ri

2016/01/Minatoret.jpg

Edhe zyrtarisht sot është nënshkruar marrëveshja ndërmjet ministrisë së ekonomisë të Maqedonisë dhe kompanisë bullgare ''Minstroj'', për dhënien në koncesion të minierave ''Zletova'' dhe ''Toranica'', trasnmeton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ''Minstroj'', Nikollaj Vllkanov, paralajmëroi se kompania do t'i mbajë në punë të gjithë 1000 të punësuarit në të dy xeheroret dhe do t'ua kompenzojë rrogat e pa paguara, ndërkaq prodhimi në ''Zletova'' do të nisë në mes të muajit maj, kurse në ''Toranica'', disa muaj më vonë.

''Minstroj'' është një ga kompanitë lidere në Evropën lindore në sferën e minierave, e cila ka nën koncesion më tepër xeherore dhe ka përvojë në ristartimin me punë të xeheroreve./Telegrafi/