Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Zidane rikthehet në postin e trajnerit të Real Madridit

2019/03/Zidane.jpg
414:"MADRID, SPAIN - MAY 31: Real Madrid CF president Florentino Perez (L) and Zinedine Zidane (R) attend a press conference to announce his resignation as Real Madrid coach at Valdebebas Sport City on May 31, 2018 in Madrid, Spain. Zidane steps down from the position of Manager of Real Madrid, after leading the club to it's third consecutive UEFA Champions League title. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi e ka shkarkuar nga posti i trajnerit Santiago Solarin, ndërsa në vend të tij është rikthyer legjenda Zinedine Zidane.

Konfirmimi është bërë  përmes një komunikatë të Los Blancos, ndërsa ikona franceze e futbollit ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022.

"Në takimin e sotëm, e hënë, 11 mars 2019, Bordi i Drejtorëve të Real Madridit ka vendosur që t'ia ndërpresë kontratën që e lidhte Santiago Solarin me klubin si trajner të ekipit të parë dhe në të njëjtën kohë, Real Madridi i ka ofruar që të vazhdojë të jetë pjesë e klubit".

"Real Madridi e vlerëson punën e bërë nga Santiago Solari dhe përkushtimin dhe besnikërinë që e ka treguar gjithmonë ndaj kësaj shtëpie".

(Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

"Bordi i Drejtorëve po ashtu ka arritur marrëveshje për caktimin e  Zinedine Zidane si trajner të ri të Real Madridit deri më 30 qershor 2022".

"Presidenti i Real Madridit do të paraqitet në konferencë për media së bashku me Zidane gjatë ditës së sotme në orën 20:00 në dhomën e shtypit në stadiumin Santiago Bernabeu", thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/