Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Stadio Diego Armando Maradona - kështu do të quhet stadiumi i Napolit

2020/11/skysports-maradona-diego-stadio-san-paolo_5184929.png

Kryetari i Napolit njoftoi se 'Stadio San Paolo' do të riemërtohet në 'Stadio Diego Armando Maradona'.

Kishte pasur disa versione të planit për të emëruar stadiumin sipas ikonës së Napolit dhe Argjentinës, i cili vdiq të mërkurën në moshën 60-vjeçare.

Ndër të tjera, 'Stadio Comunale Diego Maradona' ose 'Arena Diego Maradona'.

Kryebashkiaku, Luigi De Magistris njoftoi këtë mbrëmje përmes faqes së tij zyrtare në Instagram se vendimi është marrë.

Foto: Luigi de Magistris/Instastory/Prsc

"Ka shumë ide të mrekullueshme, por në fund të ditës, emri do të jetë: Stadio Diego Armando Maradona", ka thënë ai

Puna tashmë është në proces për ta riemëruar stadiumin dhe këshilli siguroi që artikujt e vendosur jashtë nga tifozët në një faltore të madhe përfundimisht do të futen brenda dhe do të ruhen në një dhomë të veçantë në arenë.

Midis tyre, një pllakë metalike e bërë nga tifozët që tashmë mban emrin 'Stadio Diego Armando Maradona'. /Telegrafi/