Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Sigal Prishtina nënshkruan me amerikanin Nick Ward

2023/08/page-78.jpg

Sigal Prishtina ka vazhduar me përforcime gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra kryeqytase ka njoftuar angazhimin e basketbollistit amerikan Nick Ward.

25-vjeçari luan në pozitën e qendrës dhe i bashkohet klubit bardhekaltër nga skuadra kanadeze Vancouver.

Postimi i plotë nga Sigal Prishtina:ZYRTARE: Sigal Prishtina arrin marrëveshje me Nick WardQendra e fuqishme Nick Ward vjen në kryeqytet nga skuadra elitare kanadeze e Vancouverit.Amerikani 25 vjeçar ka pasur karrierë të suksesshme edhe në disa kampionate duke u shquar me dominimin e tij nën kosh me mesatare standarde të dyshifrorit të dyfishtë të pikëve të shënuara dhe kërcimeve për ndeshje.WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, NICK. /Telegrafi/