Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Serie A rifillon me 20 qershor me katër ndeshjet e mbetura të xhiros së 25-të

2020/03/GettyImages-1031131960.jpg
293:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - SEPTEMBER 02: A billboard with the soccer series league logo is displayed prior the serie A match between US Sassuolo and Genoa CFC at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on September 2, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Seria A do të rifillojë zyrtarisht bë fundjavën e 20-21 qershorit me katër ndeshje, përfshirë dhe ato mes Atalanta-Sassuolo dhe Inter-Sampdoria.

Siç pritej, Serie A do të rifillojë me ndeshjet e mbetura të javës së 25-të të cilat nuk u përfundua në mars për shkak të bllokimit nga pandemia e coronavirusit.

"Lega Serie A mbajti një mbledhje asambleje sot në prani të të 20 klubeve”.

"Klubet mirëpritën dritën jeshile për rifillimin e Serie A TIM, siç u njoftua dje nga Ministri Spadafora, dhe unanimisht votuan për zhvillimin e katër ndeshjeve të javës së 25-të (Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari, Inter-Sampdoria dhe Torino-Parma) në fundjavën e 20-21 qershorit dhe caktimin e orarit për javës e 27-të, duke filluar nga e hëna e 22 qershorit", thuhet në komunikatë.

Deklarata konfirmon gjithashtu se fillimisht do të zhvillohet Kupa e Italisë.

Aktiviteti sportiv do të rifillojë menjëherë me gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe finalja është planifikuar për 17 qershor. /Telegrafi/