Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Salah dhe Firmino nuk luajnë ndaj Barcelonës

2019/05/Mohamedsalahlendim-1.jpg
271:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - MAY 04: Mohamed Salah of Liverpool goes down injured during the Premier League match between Newcastle United and Liverpool FC at St. James Park on May 04, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Liverpooli do të jetë pa Mohamed Salahun dhe Roberto Firminon në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i skuadrës angleze ka bërë të ditur se ata do të jenë pa dy lojtarët shkaku i lëndimeve që kanë pësuar.

Lëndimi i Mohamed Salah (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“Që të dy, Mo dhe Roberto (Firmino) nuk do të jenë të gatshëm”, ka thënë Klopp në një konferencë për media.

“Salah është duke u trajtuar për lëndimin, por nuk do t'i lejohet të luajë. Ne nuk mund ta bëjmë atë".

Mohamed Salah dhe Roberto Firmino (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

“Ai ndihet mirë, por lëndimi që ka pësuar nuk e lejon të luajë në ndeshjen e dytë ndaj Barcelonës.”, ka shtuar më tej trajneri gjerman.

Liverpooil dhe Barcelona do ta zhvillojnë nesër (e martë) ndeshjen e dytë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve duke filluar nga ora 21:00 në Anfield. /Telegrafi/