Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Rui Patricio nënshkruan me Wolves

2018/06/Rui-Patricio.jpg
244:"LISBON, PORTUGAL - JULY 22: Sporting CP goalkeeper Rui Patricio from Portugal during the Friendly match between Sporting CP and AS Monaco at Estadio Jose Alvalade on July 22, 2017 in Lisbon, Portugal. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)
12:"Getty Images

Portieri portugez, Rui Patricio është lojtari më i ri i skuadrës angleze, Wolverhampton të njohur si Wolves.

Wolves ka arritur të rikthehet në Ligën Premier pas disa sezoneve të kaluara në Championship.

Me rikthimin e tyre në elitën e futbollit anglez, Wolves kanë filluar të mendojnë edhe për transferime.

Një të tillë tashmë e kanë bërë dhe e kanë zyrtarizuar në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale.

Është portieri portugez, Rui Patricio, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin anglez.

30-vjeçari Patricio ka arritur marrëveshje me Wolves duke nënshkruar kontratë katër vjeçare.

"Wolves janë të lumtuar të konfirmojnë se reprezentuesi i Portugalisë dhe Sportingut, Rui Patricio, i është bashkuar klubit për një kontratë katër vjeçare", thuhet në njoftimin e klubit anglez.

Ndryshe, Patricio ka zhvilluar 460 ndeshje me Sportingun dhe 70 tjera me Portugalinë. /Telegrafi/