Zyrtare: Roberto De Zerbin emërohet trajner i Tottenhamit
Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi si trajner të ri të skuadrës, në një moment shumë delikat për klubin londinez që po lufton për t’i shpëtuar rënies nga Liga Premier.
De Zerbi ishte i lirë pas largimit nga Olympique Marseille në muajin shkurt, ndërsa Spurs reaguan shpejt pas ndarjes me trajnerin e përkohshëm Igor Tudor, i cili qëndroi vetëm 44 ditë në krye të ekipit.
Skuadra nga Londra e Veriut aktualisht ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e rënies, me shtatë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit dhe pa asnjë fitore në kampionat gjatë vitit 2026.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi fantastik, njërit prej më të mëdhenjve dhe më prestigjiozëve në botë. Ambicia e klubit është e qartë – të ndërtojë një ekip që synon suksese të mëdha dhe të luajë futboll tërheqës për tifozët”.
“Prioriteti ynë është të ngjitemi në tabelë. Do të fokusohemi plotësisht deri në ndeshjen e fundit të sezonit. Jam i gatshëm të punoj me lojtarët për ta arritur këtë”, deklaroi De Zerbi.
We are pleased to announce the appointment of Roberto De Zerbi as our new Men’s Head Coach on a long-term contract, subject to work permit.
🔗 https://t.co/DtXe0YJSlrpic.twitter.com/64tybrOhmr
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 31, 2026
De Zerbi ka nënshkruar një kontratë afatgjatë pesëvjeçare dhe pritet të nisë menjëherë punën për të stabilizuar situatën e Tottenhamit në kampionat. /Telegrafi/


