Zyrtare: Renault Captur, B-SUV më i shitur në Kosovë për 2025
Segmenti B-SUV vazhdon të jetë një nga më të kërkuarit në tregun kosovar, dhe viti 2025 ka një fitues të qartë.
Me 323 njësi të shitura, Renault Captur është shpallur SUV-i më i shitur në segmentin B-SUV në Kosovë.
Captur ka arritur të ndërthurë me sukses dizajnin modern, teknologjinë bashkëkohore dhe efikasitetin në përdorim, duke u shndërruar në zgjedhjen ideale për familjet urbane dhe blerësit që kërkojnë një SUV kompakt pa kompromise.
Renault Captur kryeson Top 5-shen e kësaj kategorie me një diferencë të dukshme në shitje, duke lënë pas Skoda Kamiq me 150 njësi dhe Toyota Yaris Cross me 115 vetura të shitura, ndërsa Suzuki Vitara ka shënuar 91 njësi dhe VW Taigo mbyll renditjen me 27 shitje.
Popullariteti i këtij modeli dëshmon qartë trendin në rritje drejt SUV-ve kompaktë, të cilët ofrojnë pozitë më të lartë uljeje, fleksibilitet dhe komoditet në përditshmëri.
Renault Captur ka dominuar këtë segment falë balancës mes stilit, funksionalitetit dhe konsumit racional.
Për Auto Mita-n, ky sukses përfaqëson një tjetër dëshmi të fuqisë së portofolit Renault dhe të pozicionimit të saktë në segmentet më dinamike të tregut.


