Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Nikola Stijepovic, lojtar i ri i Suharekës

2024/06/stipjevic.jpg

Klubi i Suharekës ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin malazez, Nikola Stijepovic.

Pas afrimit të trajnerit Shpëtim Duro, drejtuesit e Suharekës kanë vazhduar me përforcime për të qenë sa më konkurrues këtë sezon në Superligën e Kosovës.

Therandasit kanë konfirmuar sot (e shtunë) transferimin e tretë të verës, pasi atyre të Lorik Boshnjakut dhe Alden Skrijelj.

Bëhet fjalë për mbrojtësin 30-vjeçar nga Mali i Zi, Nikola Stijepovic, i cili së fundmi luajti te Voska Sport në Maqedoninë e Veriut.

Postimi pa ndërhyrje i Suharekës 𝗡𝗜𝗞𝗢𝗟𝗔𝗦𝗧𝗜𝗝𝗘𝗣𝗢𝗩𝗜𝗖𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝘁𝗺𝗲𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻𝘁𝗼𝗻𝗲̈.Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë nga Mali i Zi i cili bashkohet me ne për aventurën e re në futbollin Kosovar.Njëri ndër mbrojtësit më kualitativ i cili shquhet tashmë si në Maqedoni ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tijë e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji.Me nënshkrimin e Stijepovic drejtori sportiv Granit Dervisholli u shpreh i lumtur që ka arritur marrëveshjen me një futbollist me përvojë e shumë cilësor që pritet të përmbush objektivat tona të klubit./Telegrafi/