Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Milani transferon Hutchinsonin, marrëveshja mund të shkojë në 44 milionë euro

Milan ka zyrtarizuar transferimin e Omari Hutchinsonit nga Nottingham Forest. Sulmuesi anësor nga Xhamajka i është bashkuar kuqezinjve në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, me Milanin që ka të drejtën për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Milani do të paguajë 4 milionë euro për huazimin njëvjeçar, ndërsa në fund të sezonit ekziston një opsion blerjeje prej 40 milionë eurosh.

Nëse Milani vendos ta aktivizojë këtë klauzolë, vlera totale e operacionit do të arrijë në 44 milionë euro.


Në rast të transferimit përfundimtar, Hutchinson pritet të nënshkruajë kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2030.

“AC Milan njofton zyrtarisht transferimin e përkohshëm të Omari Elijah Giraud-Hutchinson nga Nottingham Forest, me opsion për ta bërë transferimin permanent. Marrëveshja e huazimit është e vlefshme deri më 30 qershor 2027”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Hutchinson, i cili do ta mbajë numrin 20 në fanellën e Milanit, është formuar në akademitë e Chelsea dhe Arsenalit, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Ipswich Town, para se të transferohej te Nottingham Forest në verën e vitit 2025.


24-vjeçari tashmë është bërë pjesë e projektit të ri të Milanit, ndërsa klubi italian ka lënë të hapur mundësinë që ta blejë përfundimisht në fund të sezonit. /Telegrafi/