Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Miftari trajner i ri i Hajvalisë

2016/01/zyrtare-miftari-trajner-i-ri-i-hajvalis-euml_hd.jpg

Skuadra nga kryeqyteti kosovar Prishtina, ka arritur marrëveshje me trajnerin e njohur kosovar, Mentor Miftari.

Miftari që më parë ka udhëhequr KEK-un, do të marrë drejtimin e klubit pas përfundimit të stinorit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Hajvalisë, pasi 44-vjeçari ka nënshkruar kontratë një vjeçare me bardh e kuqët.

Deri në fund të këtij edicioni, Hajvalinë do ta drejtoj trajneri Emin Bajrami i cili ishte ndihmës i Ismet Munishit. /Telegrafi/