Zyrtare: Mërgim Berisha transferohet te Kaiserslautern
Tanimë është zyrtare, Mërgim Berisha është bërë me skuadër të re, por që ka mbetur në futbollin gjerman.
Sulmuesi kosovar është larguar nga Hoffenheim dhe karrierën do ta vazhdoj në Bundesliga 2 te Kaiserslautern.
Hoffenheim ka ruajtur një pjesë të madhe të kartonit të Berishës nga shitja e ardhshme, derisa 27-vjeçari është shprehur i lumtur për aventurën e re.
“Jam shumë mirënjohës ndaj 1. FC Kaiserslautern që më dha mundësinë të provoj veten në një klub ambicioz në një mjedis shumë tërheqës".
"Si futbollist, e njoh atmosferën në Betzenberg dhe fuqinë që mund të gjenerojë stadiumi, dhe mezi pres ta bëj. Dua ta bëj gjysmën e dytë të sezonit një sukses së bashku me ekipin dhe, mbi të gjitha, ta shpërblej besimin që menaxhmenti më ka dhënë me performancën time në fushë”, tha Mërgim Berisha pas prezantimit.
27-vjeçari do të bartë fanellën me numër 20 te skuadra e tij e re. /Telegrafi/


