Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Llapi rikthen Kushtrim Shabanin

2020/08/117769265_10158496113002243_4357188618194027035_o.jpg
14:"Petrit Miftari

Mesfushori Kushtrim Shabani dhe Llapi i kanë bashkuar rrugët dhe njëherë, duke nënshkruar kontratë për një vit.

Shabani kishte luajtur te Gjilani për një vit e gjysmë, ndërsa në fund të sezonit i ndajtën rrugët.

“Pas një viti e gjysmë të kaluar tek skuadra e Gjilanit, mesfushori llapjan Kushtrim Shabani është rikthyer në klubin ku u rrit dhe u bë i njohur”.

“Me përfundimin e kontratës me Gjilanin, Kushtrim Shabani nuk mendoi dy herë dhe iu rikthye skuadrës së Llapit. Kontrata e nënshkruar me Kushtrim Shabanin është 1 vjeçare!”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Llapi është një nga klubet që ka bërë ndryshime më së shumti deri më tani në Superligë. /Telegrafi/