Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Lille mposhtë Romën, transferon talentin e Ajaxit (Foto)

2017/01/C3fN7gzWAAA36Im-e1485855063227.jpg

Ishte folur shumë në media se Roma do të nënshkruajë me Anwar El Ghazin, por kjo nuk ndodhi.

Lille para pak minutash ka njoftuar se ka nënshkruar me talentin e Ajaxit.

Holandezi ka nënshkruar kontratë me klubin francez për katër vite e gjysmë, ndërsa çmimi i transferimit raportohet se është tetë milionë euro.

Për lojtarin kishte shfaqur interesim edhe Liverpooli. /Telegrafi/