Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Kosova mëson kundërshtarët për Botërorin “Rusia 2018”

2016/06/Kosova-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Federata Evropiane e Futbollit ka vendosur rreth fatit të përfaqësueses së Kosovës për eliminatoret e botërorit "Russia 2018".

Kosova do të jetë pjesë e grupit I gjatë kualifikimeve për botërorin e vitit 2018.

Pra, Kosova do të bëj pjesë në grupin ku bën pjesë Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda.

Me këtë të fundit, Kosova pritet të luajë edhe ndeshjen e parë të eliminatorëve për botërorin.

Kujtojmë se muaj më parë Federata e Futbollit të Kosovës është pranuar me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA.

Vlen të ceket se ditë më parë përfaqësuesja e Kosovës triumfoi kundër Ishujve Faroe me rezultat 2:0, duke shënuar fitoren e parë pas pranimit me të drejta të plota në federatat ndërkombëtare të futbollit. /Telegrafi/