Zyrtare: Granit Jashari rikthehet te Gjilani
Gjilani ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit Granit Jashari në klub, i cili nga sot do të veshë sërish fanellën kuqebardhë.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur se marrëveshja me Jasharin është arritur me synimin për të forcuar skuadrën para fillimit të sezonit të ri.
“Granit Jashari i bashkohet klubit tonë me synimin për të forcuar skuadrën dhe për të dhënë kontributin e tij në realizimin e objektivave të Sport Club Gjilanit për sezonin e ri”, thuhet në komunikatën e klubit.
Nga Gjilani vlerësojnë se cilësitë, përkushtimi dhe profesionalizmi i futbollistit do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin kuqebardhë.
Klubi i ka uruar Jasharit mirëseardhje dhe i ka dëshiruar shëndet, suksese dhe shumë momente të bukura me fanellën e Gjilanit. /Telegrafi/


