Zyrtare: Garancho huazohet te Aston Villa
Aston Villa ka konfirmuar transferimin në formë huazimi të sulmuesit argjentinas Alejandro Garnacho nga Chelsea.
22-vjeçari do të luajë në Villa Park deri në përfundim të sezonit 2026/27, me klubin nga Birminghami që synon të përfitojë nga cilësitë e tij në repartin ofensiv.
Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, shprehu kënaqësinë për afrimin e reprezentuesit argjentinas.
AG1️⃣7️⃣ pic.twitter.com/3YqIa5dduU
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 23, 2026
“Jemi shumë të kënaqur që Garnacho është bërë pjesë e ekipit tonë. Ai është një futbollist me talent të jashtëzakonshëm dhe e bëri të qartë dëshirën për t’iu bashkuar projektit tonë. Kjo na bën shumë të lumtur”, deklaroi Emery.
Chelsea vendosi ta lejojë largimin e Garnachos pas përforcimit të repartit ofensiv me transferimin e anglezit Morgan Rogers.
Alejandro Garnacho, welcome to Aston Villa 🙌 pic.twitter.com/a0XVKGjk0h
— Aston Villa (@AVFCOfficial) July 23, 2026
Gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Chelseat, Garnacho zhvilloi 39 ndeshje në të gjitha garat, duke realizuar katër gola dhe duke dhuruar pesë asistime. /Telegrafi/


