Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Galatasaray e largon Sneijderin, nuk guxon të bashkohet me asnjë klub turk për tri vite

2017/07/sanejder-12.jpg
217:"Spor Toto Süper Lig'de 30. hafta maçında, Galatasaray ile Kasımpaşa, Türk Telekom Arena'da karşılaştı. Maç sonunda Galatasaraylı Wesley Sneijder hakemlere tepki gösterdi. ( Onur Çoban - Anadolu Ajansı )
11:"Onur Çoban

Galatasaray ka liruar si lojtar të lirë mesfushorin holandez Wesley Sneijder.

Ish ylli i Interit, është i lidhur me një kalim ose në MLS ose në Serie A.

Los Angeles FC dhe Sampdoria janë dy skuadrat më të interesuara për të.

Mesfushori që tashmë i ka 33 vjeç ka një klauzolë ku duhet të paguajë 20 milionë euro nëse i bashkohet ndonjë klubi turk brenda tri viteve.

Sneijder është lojtari me më së shumti paraqitje në histori me 131 paraqitje për Holandën.

Galatasaray e mbylli sezonin vetëm në vendin e katërt, ndërsa lojtari luajti 28 ndeshje, ku shënoi katër herë dhe dha 15 asistime.

Ai largohet nga Stambolli pasi zhvilloi 175 ndeshje dhe shënoi 45 gola. /Telegrafi/