Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Fatih Terim emërohet trajneri i ri i Galatasarayt (Foto)

2017/12/Fatih-Terim.jpg
229:"NICE, FRANCE - JUNE 17: Fatih Terim head coach of Turkey looka on during the UEFA EURO 2016 Group D match between Spain and Turkey at Allianz Riviera Stadium on June 17, 2016 in Nice, France. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Fatih Terim, i njohur si 'Imperatori' është trajneri i ri i gjigantit turk, Galatasaray.

Galatasaray para disa ditës shkarkoi nga detyra e trajnerit kroatin Igor Tudor.

Shkarkimi i Tudorit erdhi shkaku i rezultateve të dobëta në këtë gjysmë sezon, edhe pse skuadra gjendet në pozitën e dytë në tabelë.

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe krerët e klubit të madh turk kanë gjetur zëvendësuesin e trajnerit kroat.

Është trajneri i njohur turk, Fatih Terim, i cili është rikthyer në stolin e skuadrës "Cim Bom Bom".

Njoftimi i emërimit të Terimin në krye të skuadrës është njoftuar nga faqet zyrtare të klubit turk në rrjetet sociale.

"Fatih Terim është kthyer në shtëpinë e tij", shkruar në faqen zyrtare të klubit turk.

Ndryshe, Terim ka qenë edhe më parë trajneri i Galatas në vitet 1996–2000, 2002-2004 dhe 2011-2013, teksa ka fituar shumë trofe.

Gjashtë tituj të Ligës, dy Kupa të Turqisë, katër Superkupa të Turqisë dhe UEFA Kupën. /Telegrafi/