Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drita nënshkruan me Izair Eminin

2019/06/izair-emini.png

Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Izair Emini është transferimi i fundit i klubit gjilanas, Drita.

Drita ka vazhduar për të katërtën ditë radhazi të zyrtarizoj nga një transferim të ri për sezonin e ardhshëm 2019/20.

Pas dyshes së Llapit, Ilir Blakçori e Hamdi Namani dhe talentit të Ferizajt, Drilon Islami, Drita sot (e diel) ka zyrtarizuar edhe një lojtar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur shqiptar nga Maqedonia, Izair Emini, i cili është transferimi i fundit i klubit gjilanas.

Është vet klubi i Dritës që ka bërë zyrtar këtë transferim me anë të faqeve të fundit zyrtare, duke shkruar: "Mirë se erdhe kampion - Izair Emini".

33-vjeçari në të kaluarën ka luajtur për Kukësin dhe Shkëndijën, ku me të dyja klubet ka fituar kampionatin, ndërsa për disa vite ishte edhe pjesë e Renovës. /Telegrafi/