Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drilon Hazrollaj kalon te Tirana

Sulmuesi Drilon Hazrollaj i është bashkuar zyrtarisht në formë huazimi Tiranës nga skuadra e Rapid Bukureshtit.

Kalimi në Rumani nuk doli i duhuri për yllin e Kosovës që vuajti nga lëndimet e shumta, kësisoj do të provojë ta rigjejë formën që kishte te Malisheva në fanellën e klubit të madh shqiptar.

Tirana e ka kompletuar huazimin e Hazrollajt me opsion blerje nga skuadra rumune.

“KF Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Drilon Hazrollaj, i cili i bashkohet klubit në formë huazimi nga FC Rapid 1923, me të drejtë blerjeje përfundimtare të kartonit të lojtarit.

22-vjeçari nga Kosova aktivizohet në repartin ofensiv dhe vjen pas eksperiencave me FC Malishevën dhe FC Rapid 1923, duke shtuar një tjetër alternativë në organikën e skuadrës bardheblu për sezonin e ri.

Marrëveshja mes dy klubeve parashikon mundësinë që KF Tirana ta bëjë transferimin e lojtarit përfundimtar në përfundim të periudhës së huazimit, sipas kushteve të dakordësuara”, thuhet në komunikatën e klubit./Telegrafi/