Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Demichelis rikthehet te Malaga (Foto)

2017/01/download-3.jpg

Malaga ka njoftuar se ka transferuar Martin Demichelis.

Argjentinasi erdhi te klubi spanjoll si lojtar i lirë pasi para disa javësh kishte shkëputur kontratën me Espanyolin.

Demichelis ishte lojtar i Malagas edhe në të kaluarën, ku gjatë tre sezoneve në 103 paraqitje kishte shënuar nëntë gola në të gjitha garat.

36-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë edhe Manchester Cityt. /Telegrafi/