Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ballkani merr në huazim edhe për një vit Mirlind Dakun nga Osjeku

2020/09/81972865_2516258781945158_8565965272874221568_o.jpg

Mirlind Dakun do të luajë edhe një vit te Ballkani, pasi klubi therandas ka arritur marrëveshje me NK Osjkeun për huazimin e tij njëvjeçar.

Ka qenë vet klubi i Ballkanit që e ka konfirmuar lajmin, pasi Daku edhe në gjashtë muajt e fundit ishte në këtë klub.

“Kemi kënaqësinë të ju informojmë se pas shumë negociatave me NK Osjek, kemi arritur të sigurojmë shërbimet e shtatlartit Mirlind Daku në formë huazimi për një vjet”.

“Duke i’u referuar thënies së pas dukurive cilësore ngritët shumë pluhur, ashtu ndodhi edhe me rastin e Mirlindit, meqenëse negociatat ishin shumë të vështira, por fatmirësisht rezultuan të suksesshme”.

“Nga sulmuesi shtatlartë  presim qe të bëjë me te mirën qe ai din, pra të tund rrjetat e kundërshtarëve”, thuhet në njoftimin e klubit.

Daku është futbollist i NK Osjek, por nuk e ka gjetur vetën në kampionat kroat, duke u huazuar fillimisht te Kukësi, pastaj në Kosovë te Ballkani. /Telegrafi/