Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Aridon Bllaca transferohet te Llapi

Portieri Aridon Bllaca është bërë shumë shpejt me ekip të ri pas largimit të tij nga Gjilani.

Bllaca edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit të Llapit, lajm i cili u konfirmua nga vet faqja zyrtare e klubit përmes një njoftimi në Facebook.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028 me ekipin e drejtuar nga Tahir Batatina.

Njoftimi i plotë i Llapit:

Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë angazhimin e portierit 24-vjeçar, Aridon Bllaca.

Bllaca vjen nga radhët e SC Gjilanit për të shtuar konkurrencën në portë dhe ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në verën e vitit 2028.

Portieri shtatlartë e ka nisur karrierën e tij si i ri tek SC Gjilani, ku ka qenë pjesë e këtij klubi deri më tani, ndërsa nga edicioni pranveror do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat bardhekaltër të KF Llapi.

Bllaca ka debutuar me ekipin e parë të Gjilanit në vitin 2021, ndërsa ka regjistruar gjithsej 39 paraqitje zyrtare në të gjitha garat, duke e mbajtur portën e paprekur në 12 ndeshje.

Tashmë është koha që Aridon Bllaca të shfaqë cilësitë e tij në klubin e ri, teksa nga ai presim të japë kontribut maksimal në realizimin e objektivave tona./Telegrafi/