Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Arb Manaj, lojtar i ri i Ballkanit

2023/08/Arb-Manaj-2.jpg

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit të njohur, Arb Manaj, i cili së fundmi luajti te Slaven Belupo në Kroaci.

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, pasi synon t’i sigurojë grupet e Ligës së Konferencës dhe ta përsëris suksesin e vitit të kaluar në Superligë.

Kështu, klubi nga Suhareka ka konfirmuar transferimin e radhës. Bëhet fjalë për ish-golashënuesin e Superligës së Kosovës, Arb Manaj.

Sulmuesi nga Klina karrierën e ka filluar në vendlindje te Dukagjini, para se të kalonte te Trepça ’89 ku u zgjodh golashënuesi i vitit në Superligë dhe nga aty u transferua në Turqi te Keciorengucu dhe pastaj te Balikesirspor dhe Bandirmaspor.

Postimi pa ndërhyrje i BallkanitTë dashur tifozë, Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj.Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta. Mirë se vjen Arb Manaj /Telegrafi/