Zyrtare: Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita, kampioni me njoftim për sulmuesin prishtinas
Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita pas gjashtë vitesh e gjysmë të kaluara me fanellën bardhekaltër.
Anësori prishtinas ishte një nga figurat më të rëndësishme të klubit në vitet e fundit, duke fituar tre tituj kampioni dhe duke lënë gjurmë të mëdha në historinë e Dritës.
Ajzeraj do të kujtohet veçanërisht si futbollisti që i siguroi Dritës fitoren e parë në fazën e ligës në Ligës së Konferencës, një moment historik për klubin gjilanas ndaj Shelborune.
Me mbi gjashtë vite te Drita, ai konsiderohet një nga lojtarët më besnikë dhe një prej legjendave të klubit, pasi shumë pak futbollistë kanë qëndruar kaq gjatë te bardhekaltrit.
Njoftimi i plotë nga Drita:
“Faleminderit, Magic Almir Ajzeraj, për trofetë, emocionet dhe gjithçka që arritëm së bashku".
"Ti do të mbetesh gjithmonë njëri prej nesh. Përgjithmonë bardh e kaltër", thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/


