Zyrtare: Abukar te Prishtina (Video)
Abukar, amerikan me nënshtetësi, por me prejardhje prej Somalisë, është i gjatë 208 centimetra, derisa në edicionin e kaluar ka luajtur për skuadrën e Shinshu Brave Warriors.
Lajmin për transferimin e Abukar e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook, duke e postuar një foto të basketbollistit në aeroportin “Adem Jashari”, pas mbërritjes së tij në Kosovë.
Në vitin 2014 ai ishte pjesë e Lugano Tigers, derisa një vit më herët ka luajtur në Shkup për skuadrën e Rabotniqkit, shkruan gazetatribuna.
Momentet më të ndritura në karrierë, basketbollisti 31-vjeçar i ka pasur me skuadrën e Lugano Tiger në Zvicër, ku e ka fituar katër herë titullin kampion të vendit dhe katër herë të tjera kupën.
Një kampionat Abukar e ka fituar edhe në Holandë, duke e zënë vendin e parë me Amsterdamin në 2008-tën.
Ky ishte përforcimi i 10-të i Prishtinës në afatin kalimtar, me bardhekaltërit që kanë transferuar në total 6 basketbollistë të huaj dhe 4 vendorë.


