Zvicër: Treni del nga binarët, shtatë të lënduar
22/03/2017
Shtatë persona janë lënduar të mërkurën kur janë rrokullisur disa vagonë të trenit të linjës Milano-Bazel, njoftuan përfaqësues të policisë dhe hekurudhës.
Në trenin “Eurocity” ishin gjithsej 160 udhëtarë, ndërsa aksidenti ka ndodhur jo larg Lucernit, jo shumë kohë pasi treni kishte lëshuar stacionin.


