Please enter at least 3 characters.

Zoran Zaev pjesëmarrës në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Londër

2017/03/Zaev-10-mars-2017.jpg

Një delegacion qeveritar që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev, ku pjesëmarrës do të jenë edhe zv.kryeministri Bujar Osmani, ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, sot dhe nesër do të marrin pjesë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit që mbahet në Londër.

Siç njoftojnë nga qeveria, ngjarjet qendrore të samitit do të fillojnë nesër me pranimin e kryeministres së Britanisë së Madhe, Theresa May dhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zoran Zaev në ditën e parë do të merr pjesë në darkën e punës për shefat e delegacioneve dhe drejtorëve të Bankës Evropiane Investuese, përfaqësuesve të Këshillit rajonal për bashkëpunim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Zaev është ftuar të mbajë fjalim edhe në panelin me temë: "Politika e jashtme, çështjet bilaterale dhe trashëgimia nga e kaluara", me të cilin do të udhëheq ministri britanik për Punë të Jashtme, Boris Jonhson./Telegrafi/