Please enter at least 3 characters.

Zjarrfikësit largojnë “pjesën e rrezikshme” nga një ndërtesë në Shesh (Video/Foto)

2016/05/13318659_10154313641460513_2045228606_n.jpg

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që me sukses të largojë një copë fasade e cila ishte gati të binte në një ndërtesë në sheshin “Nëna Terezë”.

Kjo copë e fasadës e cila konsiderohej e rrezikshme për qytetarët gjendej në ndërtesën e komplekseve të restoranteve në kryeqytet dhe afër selisë së Kohës Ditore, transmeton Telegrafi.

Falë zjarrfikësve të cilët me kujdes hoqën këtë pjesë të fasadës, u evitua ndonjë incident i mundshëm./Telegrafi/