Please enter at least 3 characters.

Zjarret djegin për së gjalli katër persona në dy vetura - të paktën 13 të vdekur në Kili

2023/02/1675499955-2023-02-04T010409Z_401227777_RC2V3Z99LIDQ_RTRMADP_3_CHILE-FIRE-scaled-e1675499984128-750x499-1.jpg
115:"A car looks burnt during a wildfire in Santa Juana, near Concepcion, Chile, February 3, 2023. REUTERS/Juan Gonzalez
7:"REUTERS

Të paktën 13 persona kanë vdekur në më shumë se 150 zjarre në Kili.

Katër persona u dogjën të gjallë në dy vetura të përfshira nga zjarret në rajonin Biobio.

Viktima e pestë është një zjarrfikës, i cili po përpiqej të shuante zjarrin në zonë, raporton voa.

Një helikopter që ndihmonte në shuarjen e zjarrit u rrëzua në rajonin Araucania, duke vrarë pilotin, një shtetas bolivian dhe mekanikun kilian.

Agjencia Kombëtare e Emergjencave konfirmoi se numri i të vdekurve ka shkuar në 13, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në të gjithë Kilin, 151 zjarre pyjore kanë përfshirë një sipërfaqe prej më shumë se 14 mijë hektarësh.

Shumica e zjarreve janë në rajonet Biobio dhe Nuble, ku qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Vala e të nxehtit që goditi Kilin do të vazhdojë, ndërsa temperaturat e larta do të shoqërohen me erëra të forta.

Ndryshe, raportohet se të gjitha forcat shtetërore janë të angazhuar për shuarjen e zjarrit ndërsa nuk dihet se sa shtëpi dhe ndërtesa janë djegur. /Telegrafi/

https://twitter.com/Brave_spirit81/status/1621589537624408064