Please enter at least 3 characters.

Zjarre masive në Georgia shkatërrojnë dhjetëra shtëpi

Zjarret e mëdha që kanë përfshirë disa zona në Shtetet e Bashkuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke shkatërruar më shumë se 50 shtëpi, raportojnë mediat amerikane.

Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në shtetin e Georgias, ku flakët po përhapen me shpejtësi të madhe, të nxitura nga temperaturat e larta dhe kushtet e thata atmosferike, shkruajnë mediat.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar se rreth 1000 banesa janë aktualisht të rrezikuara nga avancimi i zjarrit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë angazhuar intensivisht për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tyre.

Për shkak të rrezikut të lartë, janë urdhëruar evakuime në disa zona të prekura, me banorët që po largohen nga shtëpitë e tyre për të garantuar sigurinë.

Ndërkohë, shërbimet emergjente vijojnë përpjekjet në terren, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet e fundit. /Telegrafi/