Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, ndërhyjnë zjarrfikësit, parandalojnë përhapjen e flakëve
15/08/2026
Një zjarr përfshiu Fabrikën e Dekorimit në Gjakovë këtë të shtunë rreth orës 16:00.
Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë njoftoi se kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.
Kjo njësi ndërhyri dhe lokalizoi situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të objektit.


