Zjarr në një deponi ndërtimore në Pejë, nuk ka të lënduar
Një zjarr i madh ka përfshirë sot, 16 tetor, një deponi ndërtimore në Pejë.
Sipas pamjeve, ekipe të zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë shkaktuar zjarrin, ndërsa policia dhe njësitë emergjente janë angazhuar në menaxhimin e situatës.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nuk ka të lënduar, derisa zjarri është lokalizuar.
“Rreth orës 14:00 ka shpërthyer një zjarr në një deponi ndërtimore në rrugën Selman Lajqi në Pejë. Zjarrfikësit dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa zjarri ka filluar të lokalizohet. Për fat të mirë nuk ka të lënduar, derisa jemi duke vazhduar ta hetojmë rastin”, tha Gashi. /Telegrafi/


