Please enter at least 3 characters.

Zjarr në kuzhinën e hotelit "Marriott", evakuohet Zaevi

2017/09/MAJ1574.jpg

Konferenca ku po mer pjesë kryeministri Zoran Zaev para disa çasteve u nderpre pasi që nga ana e sigurimit është evakuuar ai dhe ekipi i tij.

Nga sigurimi i hotelit “Marriott” ku po mbahet konferenca vetëm shkurt thanë se kërcënimi është eliminuar, por pa precizuar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë. Siç mëson Medial.mk, arsyeja për aktivizimin e alarmit ishte zjarri në kuzhinën e këtij hoteli ku po përgatiteshin krepa për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Pas kësaj, Zaevi iu kthye konferencës dhe vazhdoi me agjendën e tij.