Please enter at least 3 characters.

Zjarr i madh në Gjirokastër, nën flakë kullota dhe pyje

2022/07/zjarr4-e1659172845678.jpg

Zjarr i madh ka rënë në lartësitë e fshatit Haskovë të Bashkisë Dropull.

Vlerësohet se zjarri është provokuar nga barinj, të cilët përdorin kullotat e zonës për ushqim për bagëtinë.

Në vendngjarje po shkojnë forcat zjarrfikëse, pasi terreni është shumë i vështirë dhe pamundëson ndërhyrjen me mjetet e motorizuara.

Mendohet se nën flakë janë disa ha kullotë dhe drurë pyjore./A2 CNN