Please enter at least 3 characters.

Zidane pas ndeshjes ndaj Betisit: Ritmi dhe intensiteti i Realit ishte perfekt, na mungoi vetëm një gol

2019/11/Zidane-vs-Mallorca.jpg
246:"MALLORCA, SPAIN - OCTOBER 19: Head Coach Zinedine Zidane of Real Madrid CF looks on during the La Liga match between RCD Mallorca and Real Madrid CF at Iberostar Estadi on October 19, 2019 in Mallorca, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi ka dështuar të fitojë në shtëpi ndaj Real Betisit pasi ka luajtur baras 0-0 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga.

Mbretërit ishin më të mirë dhe më kërkues në takim ndaj Betisit, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.

I kënaqur me performancën është ndarë edhe trajneri Zidane, i cili ka thënë se ritmi dhe intensiteti i ekipit ishte perfekt, por mungoi vetëm goli.

"Ritmi, intensiteti dhe loja jonë e përgjithshme ishin të përkryera, ne vetëm duhet ta vendosim topin në rrjetë", ka thënë fillimisht Zidane në konferencën pas ndeshjes.

Realit i mungoi vetëm goli ndaj Betisit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

"Ne kemi humbur ndjesinë e shënimit, qartë. Kishim shumë shanse që nga minuta e parë dhe na mungoi vetëm përfundimi".

"Betisi është një ekip i mirë, me lojtarë individualë shumë të mirë".

"Në tërë pjesën e parë ne ishim superior në çdo mënyrë, përsëris se na mungon vetëm një gol".

"Gjysma e dytë ishte më e barabartë, por sot nuk ka qenë shumë e keqe", përfundoi francezi. /Telegrafi/