Zidane largohet nga grumbullimi i Real Madridit në Montreal, rikthehet në Spanjë
12/07/2019
Trajneri francez, Zinedine Zidane ka lëshuar grumbullimin e Real Madridit në Montreal për përgatitje para-sezonale.
Zidane ka lënë kampin e trajnimit të Mbretërve në Montreal për t'u kthyer në Spanjë për shkak të arsyeve personale.
Kjo është ajo që trajneri francez i tha drejtuesve të klubit spanjoll dhe në këtë moment arsyet ende nuk janë zbuluar.
Francezi tashmë është në rrugën e tij për në Spanjë, ndërsa ka udhëhequr sesionet e trajnimit të Realit në dy ditët e para në Kanada.
"Menaxheri jonë, Zinedine Zidane, ka lënë kampin e trajnimit para-sezonal në Montreal për arsye personale".
"Derisa të kthehet, seancat do të udhëhiqen nga ndihmës-trajneri David Bettoni", thuhet në njoftimin e Realit. /Telegrafi/


