Please enter at least 3 characters.

Zidane e paralajmëron Lopeteguin: Kur je trajner i Realit, duhet të fitosh gjithçka

2018/09/ZinedineZidane.jpg
361:"MADRID, SPAIN - MAY 31: Zinedine Zidane attends a press conference to announce his resignation as Real Madrid coach at Valdebebas Sport City on May 31, 2018 in Madrid, Spain. Zidane steps down from the position of Manager of Real Madrid, after leading the club to it's third consecutive UEFA Champions League title. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedane Zidane ka folur për të kaluarën e tij si trajner i Real Madridit, me ç’rast i ka thënë edhe disa fjalë për pasardhësin e tij, Julen Lopetegui.

Vetëm pesë ditë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve për të tretën herë radhazi, legjenda franceze i habiti të gjithë duke hequr dorë nga posti i trajnerit të Los Blancos.

Ndërsa gjatë një interviste për UEFA, ai ka folur për triumfet në Ligën e Kampionëve, si edhe për objektivat që duhet t’i plotësojë një trajner i Mbretërve.

Julen Lopetegui (Foto: Getty Images)

“Kur je trajner i Real Madridit, duhet të fitosh gjithçka”, janë fjalët e Zidane drejtuar Lopeteguit.

Ndërsa më pas ka folur për suksesin e jashtëzakonshëm dhe rëndësinë e trofeve të Ligës së Kampionëve.

Zinedane Zidane (Foto: Getty Images)

“Të tre titujt ishin fantastikë. Të gjithë ishin të veçantë për arsye të ndryshme. I pari ka rëndësinë e vet, sepse ishte hera e parë që e fitojë si trajner”.

“I dyti ishte sa simbolik aq edhe intensiv – me lojën ndaj Juventusit dhe një gjysmë të dytë të jashtëzakonshme. Ndërsa i treti i kulmoi tri sezonet e mia si trajner i Real Madridit”, ka theksuar Zidane. /Telegrafi/