Please enter at least 3 characters.

Zhvillohet festivali i parë i birrës në Kore të Veriut (Video)

2016/08/Zhvillohet-festivali-i-parë-i-birrës-në-Kore-të-Veriut-foto.jpg
5:"© AP

Në Penian të Koresë së Veriut, është filmuar një video që e tregon atë që duket të jetë një festival i birrës.

Në një godinë modeste afër lumit Taedong, gjithçka është gati që të fillojë ahengu, transmeton Telegrafi. Aty mblidhen shumë njerëz, që qeshin dhe bisedojnë teksa në sfond dëgjohet muzikë patriotike.

Kamarieret e veshura me uniformë kaltër e bardh, iu shërbejnë mysafirëve Taedonggang, që është e vetmja birrë në këtë shtet të izoluar.

Ky është festivali i parë i këtij lloji që është zhvilluar për 800 turistë dhe një numër të konsiderueshëm vendasish, ndërsa zgjatë 20 ditë.

Pors shikuesit e kanë konsideruar këtë video intriguese, si një mashtrim tjetër të qeverisë së Kim Jong-un. Ky po mendorhet të jetë një xhirim me njerëz që aktrojnë, se kinse po kënaqen dhe gjithçka është në rregull. /Telegrafi/