Please enter at least 3 characters.

Zhgënjehen serbët, Rusia dhe Kina nuk i mbështesin - Kosova do të jetë në ‘Rio 2016’!

2016/01/zhg-euml-njehen-serb-euml-t-rusia-dhe-kina-nuk-i-mb-euml-shtesin-kosova-do-t-euml-jet-euml-n-euml-lsquo-rio-2016-rsquo_hd.jpg

Dy shtetet më të mëdha që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Rusia dhe Kina, nuk do ta pengojnë anëtarësimin me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës – mëson gazeta nga burime të afërta me qeverinë serbe dhe KON-in.

Në këtë mënyrë, sportistët kosovarë me flamurin e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, transmeton Telegrafi.

Gazeta shton se shtetet kryesore që e mbështesin Serbinë nuk janë të interesuara që ta ndalin rrugëtimin e Kosovës.

“Qeverisë sonë i është thënë nga KON-i se Serbia ka bërë gjithçka që ka mundur dhe se për katër vite e ka bllokuar pranimin, por Kosova tash ka mbështetjen e SHBA-ve dhe Gjermanisë, derisa Rusia dhe Kina kanë kthyer kokën. Thuajse është i sigurt pranimi i Kosovës në seancën në Monako”, ka thënë burimi i Kurir. /Telegrafi/