Please enter at least 3 characters.

Zhduket një vajzë e mitur në Novobërdë

2018/10/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02.jpg
14:"Ridvan Slivova

Një vajzë e mitur nga fshati Llabjan i Novobërdës është zhdukur që nga data 6 shkurt i këtij viti.

PK bën të ditur se, një familjar i të miturës ka paraqitur rastin në Polici.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se motra e saj e mitur femër K/Shqiptare, nga datë 06.02.2019, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime, transmeton Telegrafi.