Please enter at least 3 characters.

Zhduket një grua në Prizren, rastin e raportoi bashkëshorti i saj

Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 12.05.2026 në rrugën “Enkelejt”, në Prizren.

Siç thuhet në raport rasti është nën hetime.

“Rr. Enkelejt, Prizren 12.05.2026 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/