Please enter at least 3 characters.

Zhduken 80 emigrantë në ujerat e Mesdheut

2017/05/1-115.jpg

Rreth 80 emigrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, rezultojnë të zhdukur në ujërat e Detit Mesdhe, pasi ishin nisur drejt brigjeve evropiane nga Libia.

Rreth 132 persona ndodheshin në një anije, që u nis të premten nga Libia dhe për shkak të mbingarkesës pas disa orësh lundrimi, anija ka filluar të fundosej.

Vetëm 50 persona arritën të shpëtoheshin nga një anije tregtare, e cila i zbarkoi të dielën në Sicili, raporton KosovaPress.