Zgjedhje e vërtetë mode: Pesë rregulla për bartje të mokasineve
Një ndër pjesët e cila dukshëm avancon dukjen e çdo mashkulli janë edhe mokasinet jashtëkohore
Këtë model mbathjesh e karakterizon edhe mundësia e kombinimit si me pjesët sportive rastësore ashtu edhe me rrobat formale.
Nëse njëkohësisht dëshironi të dukeni elegant dhe i relaksuar, atëherë mokasinet janë zgjedhja më e mirë për ju. Këto janë disa nga rregullat më të rëndësishme për bartje të mokasineve, transmeton Telegrafi.
Blini çorape të shkurtra. Nuk keni nevojë të eliminoni çorapet në tërësi, mirëpo si zgjidhje më ideale janë treguar çorapet e shkurtra, të cilat janë të rehatshme dhe pothuajse nuk shihen fare.
Pantallona të shkurtra. Shumica e meshkujve i kombinojnë mokasinet me pantallona disa herë të përvjela. Zgjidhja janë pak më të shkurtra pantallonat apo xhinset të cilat do të arrijnë deri te nyelli i këmbës.
Mirëmbajtja. Mokasinet mirëmbani rregullisht me mjete për pastrim dhe shkëlqim të këpucëve të lëkurës. Nuk rekomandohet që t’i mbathni në motin me shi. /Telegrafi/


